Ministri i Zhvillimit Ekonomik Valdrin Lluka ka nënshkruar marrëveshjen në emër të Kosovës për uljen e Tarifave Roaming në rajonin e ballkanit. Përkrah 5 zyrtarëve të vendeve të tjerta të Ballkanit ai e nënshkroi marrëveshjen në Beograd.

Në samitin dixhital për Ballkanin Perëndimor, nga Kosova po marrin pjesë gjithashtu edhe 5 sipërmarrës të rinj kosovarë, të cilët janë përzgjedhur për idetë e tyre inovative.

Qendra e inovacionit të kosovës ka publikuar fotot pjesmarrësve nga kosova në Samitin dixhital që mbahet me 4-5 prill. Videosinteza, Blocknify, The Interview App, Scooler, Moms Food & Tratics, janë bizneset startup nga Kosova pjesmarrëse në Samit.

Pjesë e këtij samite, janë përfaqësues të 6 vendeve të rajonit të Ballkanit si dhe mbështetës të organizatave dhe kompanive më të mëdha në këtë fushë.

 

PËRGJIGJU

Ju lutem shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj këtu