Për herën e dytë këtë vit, qyteti Baltimore në SHBA ka qënë target i një sulmi Ransomware, duke kompromentuar kështu rrjetin kompjuterik të bashkisë të këtij qyteti. Për të anashkaluar këtë sulm zyrtarë të këtij qyteti kanë fikur një pjesë të mirë të serverave.

Sulmi Ransomware ndaj bashkisë të qytetit Baltimore u zhvilluar në mëngjesin e ditës së martë, duke infektuar sistemet teknologjike me një virus ende të panjohur ransomware, i cili sipas qeveritarëve vazhdon të shpërndahet në rrjetin e tyre.

Sipas Kryebashkiakut të ri të Baltimore, Bernard C. Jack Young, sistemet kritike të sigurisë, si linja 911 dhe 311 për shërbimet e emergjencave mjekësore nuk janë prekur nga sulmi.

Young gjatë fjalës së tij ka thënë gjithashtu se po punohet fort për të gjetur origjinën e këtij sulmi kibernetik që la pjesën më të madhe të rrjetit qeveritar të qytetit Baltimore të paralizuar.

Deri në gjetjen e një zgjidhjeje, personelit të bashkisë u është udhëzuar që të mos lidhin kompjuterat e tyre në internet për të parandaluar infektimin me ransomware, dhe disa departamente kanë mbyllur përkohësisht funksionin e tyre.

Baltimore nuk është qyteti i vetëm që është targetuar nga sulme të tilla ransomware. Qyteti i Atlantës u sulmua vitin e kaluar nga sulmi SamSam Ransomware, duke ndërprerë disa nga funksionet operative qeveritare.

Këto lloj sulmesh ndaj institucioneve qeveritare paralizojnë disa shërbime ndaj qytetarit që futen në infrastukturën kritike të një shteti.

A mendoni se shteti Shqiptar e ka një plan për incidente të tilla për bashkitë?

Përgjigjuni në seksionin e komenteve më poshtë.

PËRGJIGJU

Ju lutem shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj këtu