Home Siguri Mashtrimi i ri phishing “The nasty List” targeton kredencialet e përdoruesve të...

Mashtrimi i ri phishing “The nasty List” targeton kredencialet e përdoruesve të Instagramit.

58

Mashtuesit i dergojnë mesazhe ndjekësve të faqes së hakuar duke i thënë që ata ndodhen në të quajturën “Nasty List”

Llogaritë e Instagramit marrin mesazhe nga profile me emra të tillë si: ‘The Nasty’, ‘Nasty List’, ose ‘YOUR ON HERE!!’.

Si është çështja

Një skemë e re mashtrimi e quajtur “the Nasty List” targeton kredencialet e përdorueve të Instagramit.

Pse ka rëndësi

Nëse përdoruesit bien pse e këtyre mashtrimeve, llogaria e tyre mund të përdoret për të zgjeruar skemen dhe target grupin e këtyre sulmuesve.

Si ndodh

Mashtruesit i dërgojnë një mesazh ndjekësve të një nga llogarive të hakuara duke i thënë që ata janë në një listë e quajtur “Nasty List” : “OMG your actually on here, @TheNastyList_34, your number is 15! its really messed up,”.

Llogaritë e Instagramit të këtyre sulmuesve janë të quajtura ‘The Nasty’, ‘Nasty List’, ose ‘YOUR ON HERE!!’.

Profilet e tyre kanë një përshkrim të tillë si: “People are really putting all of us on here, I’m already in 37th position, if your reading this you must be on it too” ose “WOW you are really on here, ranked 100! this is horrible, CANT WAIT TO REVEAL THE TOP 10!”

Këto profile gjithashtu mund të kenë një link në bio- n e tyre, të cilën kur e klikon të çon në një faqe log in të instagramit në pamje të parë legjitime.

Kur përdoruesit futin kredencialet e tyre ata i marri këto kredenciale për të kompromentuar llogari të tjera Instagrami.

Çfarë duhet të bëjmë për tu mbrojtur

Përdoruesit e kanë të lehtë për të indentifikuar nëse faqja e login  është mashtrim pasi informacionet shkojë në një adresë të tillë:  nastylist-instatop50[.]me , që është e dukshme që nuk është një faqe legjitime.

  • Mos i futni asnjëherë kredencialet tuaj të Insatgramin në ndonjë faqe tjetër, përveç se instagram.com
  • Nëse logaria juaj është hakuar nga “The Nasty List” por ju ende keni akses në të, është mirë që të ndryshoni fjalëkalimin.

 

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Ju lutem shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj këtu