tor

Tor është një software falas dhe një rrjet i hapur që ju ndihmon të mbroheni nga analiza e trafikut, një formë e mbikëqyrjes së rrjetit që kërcënon lirinë dhe privatësinë personale, aktivitetet dhe marrëdhëniet konfidenciale të biznesit dhe sigurinë e shtetit.

Pse ka rëndësi anonimiteti?
Tor ju mbron duke kaluar komunikimet tuaja rreth një rrjeti të shpërndarë drejtuar nga vullnetarë në të gjithë botën: kjo parandalon qe të shikojne lidhjen tuaj të internetit për të mësuar se cilat faqe vizitoni dhe parandalon faqet që vizitoni për të mësuar vendndodhjen tuaj fizike.

Instalimi i Tor në Kali Linux:

Ka 3 mënyra për të instaluar shërbimin Tor në Kali Linux. Ju mund të instaloni Tor duke ndjekur ndonjë nga këto mundësi:

Menyra 1: Instalo Tor nga Kali Repository
Tor është në dispozicion në repositoret e Kali, për ta instaluar direkt nga repository hapni terminalin tuaj:

apt-get install tor

 

Menyra 2: Instalimi i Tor nga Debian Wheezy Repository

Nëse nuk mund të instaloni Tor duke përdorur metodën e parë atëherë mund ta provoni këtë opsion. Në këtë mënyrë do të shtojmë repositorin zyrtar të Tor-it sipas distros  Debian. Kali është i bazuar në Debian dhe përdor menaxhimin e packages nga “Wheezy”.
Tani hapni terminalin tuaj dhe ndiqni këto hapa:

Hapi 1: Shtoni repositorin në filen sources.list

leafpad /etc/apt/sources.list

Tani shtoni rreshtin e meposhtem të fund te filet

deb http://deb.torproject.org/torproject.org wheezy main

Hapi 2: Shto GPG Keys

gpg --keyserver keys.gnupg.net --recv 886DDD89
gpg --export A3C4F0F979CAA22CDBA8F512EE8CBC9E886DDD89 | apt-key add -

Hapi 3: Përditëso listat e paketave

apt-get update

Hapi 4: Instaloni singing key

apt-get install deb.torproject.org-keyring

Hapi 5: Instaloni Tor nga repositori Debian

apt-get install tor

 

Menyra  3: Instalimi i Tor nga development branch

Nëse jeni një përdorues i avancuar dhe doni të instaloni Tor duke përdorur development branch atëherë kjo metodë është për ju.

Hapi 1: Shto repositorin e projektit Tor në sources.list

deb http://deb.torproject.org/torproject.org wheezy main
deb http://deb.torproject.org/torproject.org tor-experimental-0.2.5.x- wheezy main

 

Hapi 2: Shto çelësat e GPG-së, dhe instaloni Tor-in

gpg --keyserver keys.gnupg.net --recv 886DDD89
gpg --export A3C4F0F979CAA22CDBA8F512EE8CBC9E886DDD89 | apt-key add -
apt-get update
apt-get install tor deb.torproject.org-keyring

Ju mund ta shkarkoni dhe nga faqja zytare

Shkarko paketën Tor nga këtu,
https://www.torproject.org/projects/torbrowser.html.en
Shkarko skedarin e duhur të arkitekturës, ruajeni diku, pastaj kryeni një nga dy komandat e mëposhtme për të nxjerrë arkivin e paketës:

tar -xvzf tor-browser-linux32-8.5a10_en-US.tar

ose per 64 bit

tar -xvzf tor-browser-linux64-8.5a10_en-US.tar

Pasi të keni bërë këtë, kaloni në direktorine e shfletuesit të Tor duke ekzekutuar:

cd tor-browser_en-US

Per ta startuar Tor Bundle Browser, ekzekutoni scriptin start-tor-browser:

./start-tor-browser

Përfundimi

Sa i sigurt është TOR? VPN është gjithmonë zgjidhje më e mirë dhe për të qenë i sinqertë, VPN është më i shpejtë se TOR. Në rast se e keni provuar tashmë TOR-in dhe nuk i keni arritur kërkesat tuaja, duhet të përpiqeni të konfiguroni VPN-në për të anashkaluar sigurinë ose kufizimet. torsocks është një tjetër alternativë për përdorimin e TOR dhe është disi më e shpejtë pasi ka më pak përdorues.

PËRGJIGJU

Ju lutem shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj këtu