Home Analiza Google Chrome prezanton kontrollet e reja për gjurmimin me anë të Cookies

Google Chrome prezanton kontrollet e reja për gjurmimin me anë të Cookies

99

Në konferencën I/O 2019 të zhvilluesve, Google ka prezantuar dy tipare të reja të versioneve të reja të shfletuesit Chrome në politikat e Sigurisë dhe Privatësisë. Në mënyrë për të mundësuar që përdoruesit të kenë mundësinë për të bllokuar gjurmimin online (online tracking), Google ka prezantuar dy tipare të reja-  Improved SameSite Cookies dhe Fingerprinting Protection -të cilat do të implementohen në versionet e reja të shfletuesit Chrome, të cilat priten që të lançohen përgjatë këtij viti.

Cookies janë pjesë informacioni që një faqe web ruan në kompjuterin tonë, dhe luajnë një rol shumë të rëndësishëm për një eksperiencë sa më të mirë online.

Cookies krijohen nga shfletuesi web kur përdoruesi ngarkon një faqe, kjo gjë ndihmon faqen që të mbajë mend informacionin rreth vizitës tonë, informacion i tillë si: informacionet e login-it, gjuha e përzgjedhur, produket në shportën tonë dhe informacione të tjera që mundësojnë një eksperiencë sa më të mirë për konsumatorin/përdoruesin.

Por, cookies po përdoren në masë për të gjurmuar aktivitetin e përdoruesit, jo vetëm nga faqja që e ka gjeneruar këtë cookie por dhe nga palë të treta që ndajnë të njëtin burim si faqja kryesore, si për shembull, cookies që përdoren për të ritargetuar dhe analizuar sjelljen konsumatore nëpërmjet ads.

Është e vështirë për shfletuesit që të filtrojnë të gjithë cookies, që kanë qëllime të ndryshme. Kjo gjë mund të bëhet manualisht, por do e nxirrte përdoruesin nga të gjitha faqet që ai/ajo ka vizituar dhe që ka interes që kjo faqe të jetë në mënyrën që ai/ajo e ka lënë.

SameSite e përmirësuar ofron më tepër kontroll në duart e përdoruesit

Google ka planifikuar që të modifikojë mënyrën se si funksionojnë cross-site cookies (cookies nga ads), duke e bërë më të lehtë për përdoruesit për t’i bllokuar apo fshirë këto cookies nga palë të treta po humbur informacionin e tyre në faqe që i intereson vërtet.

Në një postim, Google shpjegon dhe mekanizmin e ri që zhvilluesit e faqeve web duhet të ndjekin në muajt në vazhdim për të specifikuar se cilat cookies në faqet e tyre janë të lejuara, apo kanë prioritet për të “gjurmuar” përdoruesit.

Mekanizmi i ri i ndërtuar në SameSite cookie i ofron zhvilluesve 3 (tre) opsione të ndryshme për të kontrolluar sjelljen, dhe më tepër transparencë për përdoruesit, ku thuhet nëse cookie është e faqes (same-site) apo e një pale të tretë (cross-site).

Çfarë ka më tepër? Versioni i ri vendos një limit në cross-site cookies për faqet që përdorin lidhjen HTTPS, dhe kjo gjë do e bëjë më të vështirë faqet malicious për të shfrytëzuar vulnerabilitetet cross-site.

Me lançimin e Chrome 76, Google gjithashtu do të lejojë përdoruesit të vendosin ‘default behavior’ për shfletuesit e tyre, ku mund të pranojnë apo jo cross-site cookies kur vizitojnë një faqe.

Mbrojtjet e reja ndaj Fingerprinting

Përpos cookies, fingerprinting i shfletuesit është një teknikë e njohur e përdorur nga faqet web për të indentifikuar apo gjurmuar përdoruesit individualë pa aprovimin e tyre.

Browser Fingerprinting është një mënyrë shumë efektive dhe e saktë për indentifikimin e përdoruesve duke mbledhur shumë të dhëna nga pajisjet e tyre nëpërmjet shfletuesit API dhe më pas duke i kombinuar për të llogaritur një vlerë unike për çdo shfletues për të gjurmuar kudo nëpër Internet.

Në konferencën e zhvilluesve I/O 2019, Google gjithashtu tha që Chrome do e bëjë më të vështirë për shfletuesit të zhvillojnë fingerprinting, duke zvogëluar mënyrat se si shfletuesit mund të zhvillojnë fingerprinting në mënyrë pasive.

Google e pranon që si cross-site cookies dhe fingerprinting janë përdorur përtej qëllimit të tyre fillestar dhe si kompani janë të përkushtuar për të punuar për një rrjet sa më të mirë dhe në favor të përdoruesve fundorë.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Ju lutem shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj këtu