Home Keshilla Backup

Backup

42

Gjëja më e vlefshme që ne kemi në kompjuter zakonisht nuk është procesori i shpejtë apo kujtesa e madhe, më të vlefshme janë të dhënat tona që mund të përfaqësojnë punën tonë disa mujore, humbja e të cilave do të ishte më problematike se humbja e gjithë kompjuterit. Fatmirësisht, ndryshe nga kompjuterat, lehtë mund të kopjojmë të dhënat në mënyrë për të krijuar një kopje rezervë. Krijimi i kopjeve të të dhënave të rëndësishme ndryshe quhet backup.

Çfarë duhet të ruajmë?

Thesaret më të mëdha që duhet të mbajmë zakonisht nuk marrin shumë hapësirë. Dokumentat të cilat i vendosim për përdorim të përditshëm dhe ndryshimet, rrallë arrijnë një madhësi që është e vështirë për të ruajtur në një media të lëvizshme. Kur flasim për backup (ri mbështetjen), të dhënat kryesisht duhet t’i dallojmë në bazë të sa shpesh i ndryshojmë. Në qoftë se i ndryshojmë shpesh duhet bërë edhe backup shpesh, kurse të dhëna të pandryshueshme, të tilla si fotografi, është e mjaftueshme për t’i ruajtur në një vend të sigurt vetëm një herë.

Strategjia
Për të qënë backup (mbështetja) më e thjeshtë, është e rëndësishme që të mbahen të dhëna të organizuara mbi bazën e kritereve të përcaktuara qartë. Kjo do të thotë pwr shembull se nuk duhet t’i përziejmë dokumente me muzikë me një skedar të fotografive.

Për të realizuar një backup është e rëndësishme të keni:

 Selinë e Krizës – një kopje të gjendjes së sistemit operativ menjëherë pas instalimit.

• Arkivin – një kopje rezervë të materialeve dhe objekteve të tjera me përmbajtje fikse.

• Pozicionin e fundit – një kopje të fundit të gjendjes së dokumenteve me backup të përditësuar.

Mjaftojnë këto tre element dhe një program i thjeshtë që ndodhet në paketën e sistemit tuaj të operimit dhe ju mund të arrini t’i ruani te sigurta të dhënat tuaja më të rëndësishme.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Ju lutem shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj këtu